Një tjetër histori suksesi nga të huajt që kanë zgjedhur Shqipërinë si shtëpinë e tyre të re. Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale historinë e Ilirias, një grua italiane që ka vendosur të ndërtojë jetën e saj në Shqipëri.

“Në Itali kam lindur, por në Shqipëri kam rilindur,” – thotë Iliria në videon e publikuar. Ajo tregon se vendimi për të ardhur në Shqipëri nuk ishte i lehtë, por shumë i drejtë. Sipas saj, këtu ka gjetur jo vetëm mundësi për të punuar dhe zhvilluar karrierën, por edhe një mënyrë jetese më të qetë dhe më të shëndetshme.

Iliria shpjegon se u mahnit nga mikpritja e shqiptarëve, energjia pozitive dhe dinamizmi që ka Tirana dhe qytetet shqiptare. “Shqipëria është një vend që po ndryshon çdo ditë. Është e gjallë, e hapur dhe me shumë mundësi për këdo që dëshiron të punojë dhe të kontribuojë,” – shprehet ajo.

Përmes publikimit të kësaj historie, kryeministri Rama vijon të promovojë imazhin e Shqipërisë si një destinacion jo vetëm për turizëm, por edhe për jetë, investime dhe punë.

Kjo nuk është hera e parë që Rama ndan histori të ngjashme nga të huaj që kanë zgjedhur Shqipërinë, duke vënë theksin tek transformimi i vendit dhe tek mundësitë që ofron për të gjithë ata që besojnë tek e ardhmja këtu.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu