Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përfundimin e një tjetër investimi të rëndësishëm në infrastrukturë. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka publikuar pamje nga segmenti rrugor Zgosht–Ura e Çerenecit, një projekt që, sipas tij, ka një ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e lidhjes mes zonave malore të Librazhdit dhe Dibrës.

Mirëmëngjesi me pamjet nga segmenti i përfunduar Zgosht – Ura e Çerenecit, një investim i rëndësishëm që lehtëson ndjeshëm jetën e banorëve dhe i jep frymë zhvillimit lokal, duke lidhur më mirë zonat malore të Librazhdit me Dibrën. Ju uroj një të diel të paqtë,” shkruan kryeministri.

Ky investim synon jo vetëm përmirësimin e qarkullimit për banorët e zonave rurale, por edhe nxitjen e ekonomisë lokale dhe turizmit malor.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu