Reperi i njohur shqiptar, Big Basta (emri i vërtetë Gerald Xhari), është shpallur fitues i edicionit të dytë të spektaklit televiziv “Ferma VIP”, duke rrëmbyer çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Pas javësh të tëra sfidash e përballjesh, ishte publiku ai që e kurorëzoi me fitoren, duke vlerësuar qasjen e tij të qetë dhe qytetare gjatë lojës.

Menjëherë pas finales, reagimi më i ndjerë erdhi nga partnerja e tij, këngëtarja e njohur Vesa Luma, e cila shpërtheu në emocion në rrjete sociale.

“Fitoi qytetaria. Kjo është më shumë se fitore, më shumë se vlerë monetare. Fitoi qytetaria, durimi, qetësia, argumenti, inteligjenca. Të gjitha në një. Nuk fitoi Big Basta, fitoi Gerald Xhari që më ka bërë gruan më krenare në botë. Të dua shumë”, – shkroi ajo.

 

Ky reagim ka prekur mijëra ndjekës, duke sjellë edhe më shumë vëmendje mbi figurën e reperit, i cili me sjelljen e tij në “Ferma VIP 2” ka fituar jo vetëm çmimin, por edhe zemrat e publikut.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu