Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erjon Alibej, ka vijuar dëshminë e tij në GJKKO për dosjen “Plumbi i artë”.

Alibej rrëfeu për të ashtuquajturën “masakrën e Bradasheshit”, më 29 dhjetor 2018 në Elbasan, ku u vranë në atentat vëllai Endrit Alibej, xhaxhai dhe një mik turk dhe tregoi se si u blenë armë me çmime deri në 3500 euro.

“Për Dorjan Shkozën kam paguar 100 mijë euro, nga hoxha janë blerë disa armë, varionin çmimet nga 500-1000 deri 3500 euro. Nuk e di fiks se kontaktet me ‘hoxhën’ i kishte Sandër Baho. Me Nuredin Dumanin jam takuar pas vrasjes së vëllezërve Haxhia. Por me Nuredinin isha në kontakt të vazhdueshëm, Henrik Hoxhën s’e njihja, vetëm kam dëgjuar që kishte pseudonimin ‘kusho’ edhe ‘nipi’ që i drejtohej Klevis Allës. Me Nuredinin flisja për Talo Çelën që pas vrasjes së Dorjan Shkozës do u bënte i gjallë apo jo. Gjithashtu vijoja investigimin për Altin Ndocin, ky shkonte shpesh në Durrës te vëllezërit Haxhia. Klevis Alla kishte parë një ditë Talon te shtëpia e vëllezërve Haxhia, por Nuredini e mori me rezerva. Nuredini është angazhuar me qen, i përgatitur me ‘çunat e Fushë-Krujës’, por emrat e tyre s’i dija. Në Sky ECC më shkuan Plarent Dervishi (kunati i Lulzim Berishës në Durrës), kam pasur kontakt me të, ai kishte kodet ‘barcelona’ dhe ‘gost’. Plarenti më tha ‘m’bohet qefi që e ke gjet Talo Çelën’, unë u habita nga e dinte ky, pastaj u kujtova që Plarenti kishte shumë muhabet me Festim Qolin. Kishim një makinë ‘Toyota’ të vjedhur që e kisha ble në Shijak, ia dhashë Nuredinit dhe armët që ai donte, ia dhashë te pazari i Rrogozhinës, ishte me Klevis Allën kur e mori, më pas Nuredini kërkoi dhe 50 mijë euro, ia çova me një mikun tim dhe i çova 150 mijë për të vijuar. Këtë e bëra që dhe Nuredini të shikonte që unë kisha lekë dhe të kishte besim”,-rrëfeu Alibej./CNA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu