Kurban Bajrami / Ministri Balla vizitë te Komuniteti Mysliman dhe Kryegjyshata Bektashiane: “Përpiquni gjithmonë që të shkëlqeni në virtyte dhe në të vërtetën”

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Ministri i Shtetit, Taulant Balla, zhvilloi sot vizita pranë Komunitetit Mysliman dhe Kryegjyshatës Botërore, ku dha mesazhe urimi për besimtarët myslimanë shqiptarë.

Në Selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ku u prit nga kreu i tij Bujar Spahiu, ministri shprehu respektin e tij për këtë ditë të shenjtë dhe theksoi vlerat që Kurban Bajrami përcjell në shoqëri, si mëshira, sakrifica dhe solidariteti.

“Profeti Muhamet thotë: ‘Përpiquni gjithmonë që të shkëlqeni në virtyte dhe në të vërtetën.’ Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë” uroi ministri.

Pas kësaj vizite, ministri Balla shkoi në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ku u prit nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj. Takimi u zhvillua në një frymë respekti dhe vëllazërie fetare, ku u vlerësua rëndësia e bashkëjetesës ndërfetare dhe roli i komunitetit bektashian në ruajtjen e paqes dhe harmonisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu