
Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Mihal Grameno”, në Tiranë.
Më datë 5 qershor 2025, rreth orës 02:00, është gjetur pa shenja jete në automjetin e tij, brenda garazhit të banesës, shtetasi G. L., 47 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës. Dyshohet se ai i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.