
E ndërsa kanë ardhur në rritje godinat për banesat, po në rritje vijnë dhe shpenzimet për ndërtimin e tyre.
Në një raport të fundit nga Instituti i Statistikave, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim për Banesa, arriti në 113.1 për tremujorin e parë të vitit 2025. Ndryshimi vjetor i këtij indeksi është 1%, ndërsa e njejta periudhë një vit më parë ishte 3,4%.
Shpenzimet më të mëdha u regjistruan për pagat, me një rritje prej 5,2% krahasuar me të njëjtin tremujor një vit më parë. Në radhë të dytë vinin shpenzimet për makineritë me 2,4%, kosto të tjera me 2%, transporti 1,7%, energjia 0,6%.
Ulje u shënuan në shpenzimet materiale, prej 1,1%. Në këtë grupim, përfshihen materialet elektrike dhe të komunikimit që pësoi uljen më të madhe prej 2,2%, e pasuar nga “materiale ndërtimi” dhe “materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” me nga 0,8% secila.
Ky raport tregon se kërkesa për shtimin e banesave është konsiderueshëm i lartë. Megjithatë, balanca mes shpenzimeve të pagave për punëtorët dhe atë të materialeve të ndërtimit është delikate. Krahasuar me tremujorin e katërt, por të vitit 2021, shpenzimet për pagat u rritën me 1,7%, ndërsa për shpenzimet materialeve u ulën me 0,2%./tvklan