Dukesha e Sussex, Meghan Markle, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa foto të vajzës së saj Lilibet, në ditëlindjen e saj të katërt.

Në një mesazh të ndjerë, Meghan shkruan:
“Gëzuar ditëlindjen vajzës sonë të bukur!
Katër vite më parë, ajo hyri në jetën tonë – dhe çdo ditë është më e ndritshme dhe më e bukur për shkak të saj. Faleminderit të gjithë atyre që dërgojnë dashuri dhe po festojnë këtë ditë të veçantë!”

Postimi i Dukeshës ka marrë mijëra pëlqime dhe urime nga fansat dhe ndjekësit e familjes mbretërore.

Vajza e Dukeshës së Sussex dhe Princit Harry, Lilibet Diana Mountbatten-Windsor, mori emrin e saj si një nderim të veçantë për stërgjyshen e saj, Mbretëreshën Elizabeth II, e cila brenda familjes mbretërore njihej me përkëdheli si “Lilibet”. Emri i dytë, Diana, është një përkujtim për nënën e Harry-t, Princeshën Diana, e cila mbetet një figurë shumë e dashur dhe e respektuar në historinë mbretërore dhe jo vetëm.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Meghan, Duchess of Sussex (@meghan)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu