Në një kohë kur prindërit po bëhen gjithnjë e më krijues me emrat e fëmijëve, disa zgjedhje po shkojnë shumë larg. Një grup infermierësh në Gjermani ka shpallur një emër të pazakontë si “më i keqi ndonjëherë”: Richie Rich Putin.

Ky emër tronditës, një kombinim i personazhit të njohur të filmave të viteve ’90 “Richie Rich” dhe mbiemrit të presidentit rus Vladimir Putin, është bërë temë debati në rrjetet sociale pasi një përdoruese gjermane e Reddit tregoi se ai ishte përdorur për një foshnjë të sapolindur në një qendër lindjesh.

Nuk mund ta besoj që qeveria e lejoi këtë emër,” shkroi ajo. “Mendova se në Gjermani ekzistonin ligje të rrepta për emërtimin e fëmijëve, për të parandaluar bullizmin e ardhshëm.” Por duket se “Richie Rich Putin” i ka shpëtuar çdo filtri.

Një tmerr për fëmijën, një çudi për të rriturit
Komentues të shumtë shprehën tronditjen e tyre:

“A e urrejnë prindërit kaq shumë fëmijën e tyre?”
“Imagjinoni ta thërrisni në klasë me atë emër…”
“Po oligarkët në shtëpi çfarë roli kanë?”

Ky nuk është rasti i vetëm i emrave të çuditshëm që po bëhen trend. Prindër në të gjithë botën po zgjedhin emra si “Snow White,” “Se7en Simba” dhe madje edhe “Elae” (që shqiptohet “L.A.”, si qyteti amerikan).

Emma Hutton, një nënë britanike që i ka vënë vajzës së saj emrin “Elae”, u përgjigj kritikave në një video virale:

“E di që s’do i pëlqejë të gjithëve. Por më pëlqejnë emrat ndryshe. Është viti 2025!”

Ndërkohë, “Richie Rich Putin” mbetet një shembull ekstrem i mënyrës si kreativiteti i tepërt mund të kthehet në barrë për një fëmijë që ende s’ka pasur rastin të thotë fjalën e vet.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu