Rumunët iu drejtuan sërish këtë të diel kutive të votimin për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, të konsideruara si më të rëndësishmet e 35 viteve të fundit që pas rënies së komunizmit.

Ky balotazh përcakton nëse vendi do të marrë një kthesë drejt Moskës, apo do të vazhdojë rrugëtimin euroatlantik.

Sondazhet nuk e përcaktojnë dot qartë fituesin mes pro-rusit George Simion dhe kryebashkiakut të Bukureshtit, pro-europianit Nikushor Dan.

Në raundin e parë të 4 Majit, Simion triumfoi me 20 pikë diferencë ndaj Danit. Ndërsa sondazhet e kësaj jave treguan se ata janë kokë më kokë, madje në disa raste njëshi i kryeqytetit dilte në krye me një diferencë shumë të ngushtë.

Fitorja e krahut pro-Moskës mund t’i jepte goditje aleancës së vendeve europiane që mbështesin Kievin.

Aktualisht, Rumania është një nyje e rëndësishme për ndihmën që NATO i jep Ukrainës, me të cilën ndan një vijë të gjatë kufitare tokësore, e nga ku në këto tre vite janë nisur një pjesë e mirë e ndihmave ushtarake të aleancës për Kievin.

Simion ka premtuar se do të ndalë ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe do të rishikojë marrëdhëniet me Rusinë.

Tv Klan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu