Çfarë ndodh kur vendos në një tavolinë CEO-t e kompanive kryesore dixhitale, influencerët më të njohur në Shqipëri dhe brezin që është rritur me internetin në xhep?

Përgjigjen e jep eventi i 30 Majit në Tiranë—Innovation Festival: The rise of digital GEN – që sjell për herë të parë një eksperiencë ekskluzive network-u në majën e ndërtesës më të lartë në vend.

Ky festival nuk është krijuar vetëm për të diskutuar mbi të ardhmen dixhitale, por për të takuar njerëzit që po e bëjnë realitet këtë të ardhme. Kemi kombinuar ambientin më ekskluziv me mundësinë për network me figurat më aktive të biznesit dhe komunitetit dixhital. Për herë të parë, publiku do të ketë akses në katin më të lartë në Tiranë -“Downtown” – në një ditë plot Round Tables ku të gjithë mund të flasin dhe të krijojnë lidhje të reja.

Kemi shmangur formatin standard të konferencave dhe kemi krijuar një event unik ku secili mund të ndërveprojë dhe shprehë idetë e veta lirisht. Gjithçka do të kulmojë me një festë speciale në majën e Tiranës.

Përveç eksperiencës unike të ashensorit që të jep ndjesinë e fluturimit, ju pret një diversitet njerëzish që nuk e keni hasur më parë në një event. Do të ketë dhjetëra profesionistë dhe sipërmarrës që do të jenë pjesë e 10 Round Tables përgjatë gjithë ditës së premte më 30 Maj. Studentë nga 12 universitete partnere, të cilët gjatë 3 muajve të fundit kanë zhvilluar idetë e tyre të biznesit, do të jenë gjithashtu të pranishëm, bashkë me influencerat më aktivë dhe sipërmarrësit dixhitalë.

Në Round Tables do të trajtohen temat:

  • Marketingu dixhital
  • Marketingu i influencerave
  • Dixhitalizimi i biznesit
  • Inteligjenca artificiale
  • Ekosistemi i startup-eve
  • E ardhmja e punës
  • E ardhmja e edukimit
  • Tregtia dixhitale dhe logjistika
  • Pagesat dixhitale
  • Nomadët dixhitalë dhe expat-ët në Shqipëri

Ndërkohë që diskutimet profesionale do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës, studentët do të debatojnë mbi të ardhmen e AI në universitete, transformimin akademik, dhe bashkëpunimin biznes-universitet. Gjithashtu, studentët më të mirë do të prezantojnë strategjitë e tyre për promovimin e gjeneratës Z.

Rezervoni vendin tuaj tani: Bli Biletën këtu

Faqja zyrtare e eventit këtu

Bëhuni pjesë e krijimit të së ardhmes dixhitale dhe ndani me ne vizionin tuaj!

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu