Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ në një seancë publike pasi dëgjoi pretendimet e palëve në mbledhjen e sotme mbi pretendimet e votave nga Greqia, vendosi që të shtyjë vendimmarrjen në një moment tjetër.

Lidhur me shtyrjen e vendimmarrjes KAS nuk ka specifikuar ditën, por sipas asaj që raporton Klan News pritet që ky vendim të merret ditën e sotme.

Ndërkohë për arsyen e mbledhjes së KAS kujtojmë se bëhet fjalë për veçimin e votës së diasporës që vjen nga Greqia, ku kryekomisioneri morri një vendim mbrëmjen e djeshme për të bërë një ndarje ashtu siç Partia Demokratike kishte kërkuar në mënyrë që të bëhet më pas një verifikim i tyre nëse kanë apo jo parregullsi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu