Kryetari i PD, Sali Berisha doli në një konferencë për shtyp ku tha se Kriteret e zgjedhjeve janë shkelur në mënyrën më të pamëshirë! PD do bëjë vlerësimin e saj kur të numërohet edhe vota e fundit:

PD u ka thënë shqiptarëve dhe botës se çfarë është procesi elektoral në Shqipëri.
Këtu të mos ketë askush iluzione se ato konkluzione kanë qenë politike.
Jo, ato kanë qenë të bazuara dhe të certifikuara tashmë nga forume politike ndërkombëtare.
Ndaj dhe të durojmë për të përfunduar edhe numërimi i votës së fundit.
Atëherë PD do të bëjë të gjithë vlerësimin e saj.
PD do e bëjë të gjithë vlerësimin e saj.
Kësaj here, ju që pyesni e keni shumë të thjeshtë, mjafton të lexoni kriteret.
Në qoftë se mbillen dhjetëra mijëra hektarë kanabis për votë.
Në qoftë se punësohen dhjetëra mijëra punonjës për votë.
Në qoftë se siç e patë vetë… dhe dua të bëj një falënderim për gazetarët për raportimet e shkëlqyera dhe sakrificat që kanë bërë… në qoftë se ju patë qendrat e votimit të rrethuara nga patronazhistë në të katër anët dhe zyrat ilegale të PS të ngritura pranë qendrave të votimit.
Në qoftë se patë faljen dy net para të rreth 150 milionë euro gjoba të mbi 170 mijë qytetarëve, atëherë emrin zgjedhjeve ua vini vetë.
Por unë nuk jam këtu për këtë.
Unë jam këtu për t’u bërë thirrje qytetarëve që të numërojnë çdo votë.
Ne të tregojmë përgjegjësi para atyre që kanë votuar duke numëruar çdo votë.
Ky është qëndrimi ynë…
…Edhe njëherë, asnjë njeri para këtij procesi nuk mund të bëjë automatin, nuk mund të bëjë sikur këto nuk kanë ndodhur.
Ju jeni dëshmitarë se këto që thashë unë, katër prej tyre janë me vendime zyrtare qeverie, janë publike, nuk janë private.
Ka kritere për zgjedhjet.
Janë shkelur në mënyrën më të pamëshirë.
Përveç të tjerash, Xhabaftët, Poja, Suel Çela, nuk ka asgjë këtu të fshehtë.
Në këto kushte nuk ka njeri që mund të vërë në dyshim këto që themi ne.
Por unë jam këtu sot për të kërkuar nga strukturat e PD, pavarësisht nga çdo gjë, është në detyrimin tonë të numërojmë çdo votë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu