KQZ ka publikuar rezultatet për bashkinë e Vorës, ku ditën e djeshme u votua elektronikisht.

Edhe pse rezultati pritej të publikohej menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit, KQZ vendosi mospublikimin e tij pas një kerkese të bërë nga PD.

Vendimi u cilësua arbitrar nga Partia Socialiste.

Sipas rezultatit zyrtar, PS ka fituar në këtë bashki me 8082 vota (57.09 %), ndjekur nga PD me 4803 vota (33.93 %).

Në vend të tretë renditet PSD me 330 vota, ndërsa në vend të katërt Partia Mundësia me 313 vota./vizionplus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu