
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare për qarkun e Tiranës tregojnë se Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) mban epërsinë me 45,727 vota ose 47.7% të totalit, duke fituar për momentin 19 mandate nga 18 të siguruara në vitin 2021. Koalicioni Partia Demokratike – ASHM renditet i dyti me 33,556 vota ose 35% të totalit dhe ka siguruar 14 mandate. PD ka pësuar një rënie prej -10.4% në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, kur kishte marrë 45.3% dhe 17 mandate.
KQZ shpalli rezultatin e Vorës dhe njësisë numër 10 në Tiranë ku u votua në mënyrë elektronike.
PS ka fituar thellë në Vorë me 8082 vota, ndërsa PD vetëm 4803 vota. Më i votuari në Vorë nga radhët e socialistëve ka dalë kandidati i listës së hapur Blendi Gonxhja me 4707 vota personale, ndërsa në njësinë numër 10 në Tiranë ka marrë 321 vota, pra në total 5020.