
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare për qarkun e Tiranës tregojnë se Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) mban epërsinë me 45,727 vota ose 47.7% të totalit, duke fituar për momentin 19 mandate. Krahasuar me vitin 2021, PS ka pësuar një rënie të lehtë prej -0.6% nga 48.4% dhe 18 mandate të siguruara atëherë.
Koalicioni Partia Demokratike – ASHM renditet i dyti me 33,556 vota ose 35% të totalit dhe ka siguruar 14 mandate. PD ka pësuar një rënie prej -10.4% në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, kur kishte marrë 45.4% dhe 17 mandate.
KQZ ende nuk ka shpallur rezultatin e Vorës dhe njësisë numër 10 në Tiranë ku u votua në mënyrë elektronike, por burime bëjnë me dije se PS ka korrur fitoren në Vorë me 8010 vota. Më i votuari nga radhët e socialistëve ka dalë kandidati i listës së Hapur Blendi Gonxhja me 4 794 vota personale.
Sa i takon partive të tjera, për rezultati paraprak të gjithë qarkut të Tiranës: Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 3,013 vota (3.1%) – 1 mandat
Partia Mundësia me 4,750 vota (5.0%) – 1 mandat
Partia Socialdemokrate me 3,565 vota (3.7%) – 1 mandat
Lëvizja Bashkë me 2,691 vota (2.8%) – 1 mandat/shqiptarja