
“Shqipëria europiane nuk është më një ëndërr por realitet i prekshëm. Këtu në Vorë rezultati duhet të kishte dalë që mbrëmë, ky është qëndrimi jonë dhe i yni. Ne besuam votimin elektronik për Vorën dhe njësinë 10, për ta dhënë rezultatin në kohë reale.
Me një diferencë të thellë për shkak të punës që kemi bërë këtu, gjatë punës së madhe në terren. Është procesi teknik i përcjelljes së rezultatit, i takon KQZ të shpallë rezultatin në atë që ishte një votim elektronik por që nuk përfundoi i tillë.
Diferenca është thelluar me PS-në… Ata nuk i kanë kthyer asnjëherë sytë nga Vora, kanë ardhur dje për sherrnajë, por e morën përgjigjen”, tha Spiropali/faxnews