
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka përmbyllur fushatën elektorale, në një takim te Bulevardi i Ri, në Tiranë.
Lapaj u bëri thirrje qytetarëve që më 11 maj të ndëshkojnë me votë “ata që kanë hedhur në humnerën e dëshpërimit një komb si ne.”
Gjithashtu u është drejtuar atyre që shesin votën duke u thënë; “Boll bletë varfërinë tuaj dhe shkatërrimin e një kombi. Gjeni forcën për të ndryshuar.”
Ai tha se në datën 11 maj nuk kemi zgjedhje, por referendum.”
Lapaj: Shqiptarë, çohuni, gjeni forcë dhe reagoni duke ndëshkuar me votë ata që kanë hedhur në humnerën e dëshpërimit një komb si ne.
I drejtohen atyre që shesin votën, mos e bëni. Nëse e shet votën, ke shitur ilaçet që mungojnë në spitale, ke shitur të ardhmen e fëmijës tënd, ke tradhtuar të gjithë që luftuan për të ndërtuar këtë shtet.
Boll bletë varfërinë tuaj dhe shkatërrimin e një kombi. Gjeni forcën për të ndryshuar.
Në datën 11 maj nuk kemi zgjedhje, kemi referendum.
Është koha për ndryshim, forca!/Panorama