Aventurë fatkeqe për Ermal Metën dhe partneren e tij Chiara Sturdà, dy ditë pas lindjes së vajzës së tyre të parë Fortuna Marie.

 

yacht hotel sarande
Në një moment që supozohej t’i kushtohej ekskluzivisht gëzimit dhe vogëlushit të sapoardhur, çifti u gjend duke u përballur me ndërhyrjen e hajdutëve në shtëpinë e tyre.

Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari në rrjetet sociale ku ka treguar derën e shtëpisë së tij të shkatërruar nga kriminelët.

Meta ka rrëfyer ngjarjen me hidhërim, por edhe ironi: Njoftim për hajdutët që thyen derën time sonte për të vjedhur, një gjerdan. Nëse kërkoni ar dhe para në shtëpinë e kantautorëve, ne nuk jemi të pasur.”

Me gjithë fatkeqësinë, Ermal Meta i ka kushtuar më pas një video fansave për t’i falënderuar për dashurinë që i kanë shprehur sot: “Fortuna e vogël është mirë. Mami i saj është mirë. Ju falënderoj të gjithëve për dashamirësinë!” – thotë kantautori. balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu