
Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në aksin “Elbasan-Peqin”.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë janë plagosur shoferi i njërës prej automjetit dhe 2 pasagjerët.
Sipas njoftimit zyrtar, tre të dëmtuarit, që ndodhen jashtë rrezikut për jetën, janë officer policie.
“Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin A. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. M.(oficer policie). Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi B. M., dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të (tre të dëmtuarit oficerë policie), dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv