Një 34- vjeçar është vrarë me armë zjarri ditën e sotme në Has për konflikte pronësie dhe hakmarrje.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pla. Viktima është Reshit Sallahu, kurse autori i arrestuar është Ylber Jaku, 41-vjeç. Autori dyshohet se e ka pritur viktimën disa metra nga shtëpia sa po ka zbritur nga mjeti dhe e ka qëlluar duke i marrë jetën.

Policia tha se ngjarja ka lidhje me konfliktin e raportuar më 6 maj ku dy bashkëshortët përfunduan në spital pas përleshjes për shkak të sherrit për pronat, teksa kishin nisur hetimet për të dyja palët.

Për plagosjen u mor nën akuzë dhe arrestua vajza 21-vjeçare e dyshuar për sulmin. Por nuk është mjaftuar me kaq. Pasi ditën e sotme (7 maj), në orën 16:40, Policia raporton se Ylber Jaku 41- vjeç, i afërm i bashkëshortëve të plagosur, ka qëlluar për vdekje me armë Reshit Sallahun, 34 vjeç, i cili është vëllai i vajzës së dyshuar që plagosi bashkëshortët pas sherrit.

Konkretisht ka qenë 21-vjeçarja Artiola Sallahu, ajo e cila me një send të mprehtë, dyshohet sëpatë ka qëlluar çiftin Jaku. Pas këtij episodi sot policia arrestoi 21-vjeçaren Artiola Sallahu. Ndërkohë po sot vetëm disa orë pas arrestimit të Artiola Sallahut, Ylber Jaku pas këtij sherri vrau me armë Ryshyt Sallahun.

Policia dhe forca të shumta mbështetëse kanë shkuar në vendngjarje, duke kryer arrestimin e autorit dhe sekuestrimin e armës së krimit. Hetimet për krimin janë ende aktive dhe pritet të sqarohen rrethana të tjera.

“Rreth orës 16:40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Ylber Jaku, 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Reshit Sallahu, 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori’, njoftoi sot policia.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes./shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu