Giro D’Italia ka prishur planet për mbylljen e fushatave. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë detyruar të heqin dorë nga tradita e tyre për mitingje në qendër, e të zhvendosen në periferi të Tiranës.

Socialistët, do të shkojnë në jug të kryeqytetit. Rama njofton se në vend të sheshit Skënderbej, ka përzgjedhur fushën e sportit të parkut olimpik, në Komunë të Parisit.

 

Ndërsa Berisha, ndoshta jo rastësisht, do të shkoje në Veri. Doktori në vend të sheshit Nënë Tereza, ka përzgjedhur Bulevardin e ri, në Paskuqan e Babrru.

Në fakt, Bulevardi i Ri, ishte nje projekt që e nisi PD, kur herën e fundit patën drejtimin e Bashkisë Tiranë me Lulzim Bashën, por Basha e cilësoi premtim te mbajtur fillimin e punimeve, pasi bulevardin e përfunduan socialistët me Erion Veliajn. Kur PD humbi Bashkinë, i kundërshtoi punimet e Bulevardit.

Doktori gjithsesi, nuk gjeti dot një pikë më të mirë, se vendi që ka zgjedhur Lapaj për të mbyllur fushatën e tij të enjten.

Por përfundimin e punimeve dhe investimin, do e shijojë vetë Berisha, dhe demokratët që do të mbledhë në Tiranë të premten në orën 19 ku ti prezantojë premtimet e tjera madhështore.

Giro D’Italia, do të bllokoje rrugët, por të paktën, do të tregojë shijet elektorale të dy liderëve.

Rama në jug, Berisha në Veri, por kjo duket rastësi, vetëm në Tiranë./abcnews

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu