Pas takimi përmbyllës në Kavajë, kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish thirrje shqiptarëve të Greqisë që të kthejnë zarfet me fletën e votimit në zyrën postare dhe të mos presin që të vijnë t’i marrë postieri.

“Mos prisni të vijë DHL për të marrë zarfet, por kthejini vetë në pikën përkatëse”, shprehet Rama në një videomesazh në rrjetet sociale.

Kreu i qeverisë u shpreh se kjo do pak mundim, por gjithçka sipas tij, do ia vlejë, pasi është një mundim shumë pakrahasimisht i vogël, se gjithë mundimet që shqiptarët kanë bërë në atë vend, për të qenë ata që janë sot.

“Kemi progres shumë të mirë në Greqi. Po shkojmë drejt të rritjeje të zarfeve të kthyer. Bëj dhe njëherë thirrje që mos prisni që të vijë DHL-ja të marrë zarfet, por kthejini në pikën përkatëse. Është pak mundim, por s’kemi çfarë bëjmë tani.

Është një mundim shumë pakrahasimisht i vogël se gjithë mundimet që keni bërë në atë vend, për të qenë këta që jeni sot. Ia vlen mundi i zarfit për atë që do bëjmë së bashku që ju të jeni zot në vendin tuaj, që nëse doni të jetë BE, vendi ynë i përbashkët. Shqipëria është atdheu ynë, por vendi ynë do jetë Shqipëria në BE.”, u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu