
Himarë — Me një atmosferë festive që zgjati mbi 48 orë, Himara çeli zyrtarisht sezonin turistik, duke mirëpritur turistë vendas e të huaj që në fillim të majit. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro dhe kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, mori pjesë në aktivitetet kryesore, përfshirë panairin e produkteve tradicionale.
Rama përshëndeti qytetarët dhe falënderoi Tavon për ritmin e projekteve, duke theksuar se “Himara po sfidon Vlorën e Sarandën” dhe se në plan është ndërtimi i një parkingu të madh nëntokësor pranë stadiumit për të lehtësuar qarkullimin.
View this post on Instagram
Një tjetër moment i veçantë ishte prania e bandës filarmonike të Korfuzit dhe vetë kryebashkiakut të Korfuzit, me të cilët Rama përshëndeti për bashkëpunimin ndërkufitar.
Kryeministri u ndal edhe te problemet e pronësisë, duke theksuar se janë bërë hapa të rëndësishëm, por puna do të vazhdojë. Ai falënderoi turistët e shumtë që kanë zgjedhur bregdetin shqiptar dhe u shpreh i bindur se ky sezon do të jetë “fantastik” për Himarën.