Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se në zgjidhjet e 11 majit, populli socialist i ka garantuar PS-së 71 mandate, por ata synojnë më shumë.

Sot BE, është gati për ne. Duhet të bëjmë negociatat, nuk duhet të ndalojmë një ditë, o të ndalojmë me muaj të tërë, duhet të vazhdojmë punën me negociatat dhe për këtë na duhet fuqia që populli shqiptarët do na e jap më 11 maj.

Jo aritmetika, jo 71 mandate, se 71 mandate as nuk diskutohet që në të gjitha rastet populli socialist i ka garantuar për ne, por na duhet një fuqi më e madhe. Sepse negociata zhvillohen ne Bruksel, vendimet merren ne Tiranë.

Në Bruksel bien dakord që do bëjmë këto norma, do kalojmë këto masa, do marrim këto ligje, këdo vendime. Duhet të vijmë në Tiranë dhe ti bëjmë pa humbur kohë, pa mbetur në dorën e askujt, por duke pasur fuqinë që t’i bëjmë.

Gjëja që është më fyesja për inteligjencën time dhe tonën është kur këta çyrykë dalin dhe thonë si mund të votohet Edi Rama, PS, kur gjysmën e qeverisë e ka në burg. E para kjo është tërësisht e pavërtetë. E dyta, disa individë në 12 vite në oborrin e shtëpisë tonë kanë patur probleme me drejtësinë, kjo është e vërtetë. Është kjo një arsye të ulim kokën? Nga ana njerëzore na shkakton keqardhje. Por nga ana e detyrimeve karshi popullit, kjo mua më bën ta kem kokën më lart se asnjëherë tjetër.

Sepse ajo që kam thënë për timonin, për drejtësinë që godet majtas dhe djathtas, është pikërisht kjo që po ndodh me të gjitha problematikat që mund të ketë. Tradhtia e atij premtimi do të ishte sikur sot mos të kishte çuar në hapjen e rrugës për një drejtësi të pavarur, por në një drejtësi që godet vetëm kundërshtarët” – tha ndër të tjera Rama

(BalkanWeb)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu