
Dështon raundi i parë për zgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të RTSH. Asnjë prej 5 kandidatëve nuk ka arritur që të marrë 7 vota ose 3/5 e votave për t’u zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm i RTSH.
Si u votuan kandidatët?
Eni Vasili 5 Vota
Xhoi Jakaj 2 Vota
Engjëll Musai 2 Vota
Ermal Hoxha 1 Votë
Flamur Buçpapaj 1 Votë
Në total ishin 12 kandidatë në garë, ndërkohë që të premten në orën 10:00 Këshilli Drejtues i RTSH do të zhvillojë raundi tjetër, ku do të hidhen në votim 3 emrat më të votuar, Eni Vasili, Xhoi Jakaj dhe Engjëll Musai.
Anëtarët e Këshillit Drejtues
Kryetar Fatjon Hoxhalli
Nënkryetar Petrit Beci
Anëtar Enio Civici
Anëtar Pano Xhixho
Anëtar Alket Braho
Anëtar Zamira Kita
Anëtar Lorenc Vangjeli
Anëtar Bujar Kapexhiu
Anëtar Osman Mula
Anëtar Rajmonda Bulku
Anëtar Robert Budina