
Kryetari i PD gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë në rrjete sociale komentoi ankesat e fundit nga diaspora në lidhje me vonesat e shkaktuara nga DHL në shpërndarjen e fletëve të votimit në diasporë:
Sekti rilindja ka dëshirë të bëjë çdo gjë, mbasi e dinë se urrejtja e shqiptarëve ndaj tij është e pakufishme. Por ne po bëjmë gjithçka për transparencën e votës tuaj dhe unë kam bindjen se viti 2025 të dashur miq, do të jetë viti juaj, viti në të cilin ju me vullnetin tuaj, përcaktoni fatin e Shqipërisë, ndryshimin e madh.
Ne po merremi me intensitet me këtë probleme. DHL është në reputacionin e postës më të sigurtë dhe prandaj është zgjedhur, por ne po ndjekim me shumë shqetësim që na vijnë nga diaspora dhe po merremi me to.