Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka premtuar qytetarëve të Kukësit që me ardhjen në pushtet të PD-së, që javën e parë do të hiqet trau në rrugën e Kombit.

Berisha: Mezi përfundon 10km rrugë për në Shishtavec, e përjashtuan Kukësin nga trafiku, krim i shëmtuar! Për të hyrë në Kukës duhet të sillesh rrotull. Turpi të mbuloftë Edi Rama më këtë akt. Nuk mund t’ja mbyllësh hyrjen në qytet.

30 milion euro ura, 13 milion euro ka kushtuar Ura e Bunës e cila hapet për të kaluar anijet. Kurse kjo këtu 30. Vendosi traun! Ju jap fjalën që trau do hiqet javën e parë, nuk do paguani aq një qindarkë! Kukësi, do ketë në nga pallatet më të Bukura të Sportit në Shqipëri.

Kreu i PD-së Sali Berisha u ka bërë thirrje emigrantëve mga Kukësi të mos votojnë për Partinë ociliste, ndërsa kryeministrin Edi Rama e cilësoi armik të popullit.

“Asnjë votën për këtë armik të kombit”, tha kreu i PD-së, teksa u kërkoi të qëndrojnë njerëz të lirë.

Berisha: Miqtë e mi, jam këtu në emër tuaj për tu përcjellë një mesazh vëllazëror. Të gjithë emigrantëve, asnjë votën për këtë armik të kombit.

Unë e di, se ka punonjës administrate që u luten e stërluten, fotografomi votën se ma kërkon shefi, ky e ai. Asnjë fotografi mos bëni. Qëndroni njerëz të lirë. Votoni për Kukësin. Mos votoni pashiqin e shqiptarëve.

Se ata që u kërkojnë votën për të mbrojtur vendin e punës, kryejnë një gabim të madh shumë. Mos u bëni bashkëfajtorë. Votoni të lirë, votoni për Kukësin, Hasin, Tropojën e Shqipërisë. Votoni për kombin dhe jo armikun e kombit.

Kreu i PD-së Sali Berisha, nga Kukësi është shprehur se synimi i programit të forcës së tij politike është krijimi i Shqipërisë Madhështore.

Berisha tha gjithashtu se projekti i koalicionit PD-ASHM, nis me shtetin patriotik.

“Miqtë e mi, këtë projekt ne e nisim me shtetin patriotik. Shteti patriot është shteti i burrave he grave që e duan vendin e tyre, që besojnë se dashuria për vendin, dheun e tyre, është leva e Arkimedit, për të shumëfishuar energjitë e tyre, besimin. Për të bërë të mundur të pamundurën”, tha ai.

Berisha: PD ka vendosur të ndërtojë në Kukës, Has e Tropojë dhe gjithë vendin, Shqipërinë Madhështore. Është e vështirë që në kohëra të zymta të flasësh për madhështi, por është e pafalshme të harrosh madhështinë mbi të cilën je ngritur.

Kukësi, Hasi, Tropoja dhe mbarë Shqipëria kanë në historinë e tyre aktet ndër më madhështorët, pasi ndër më përralloret, kanë potenciale më të jashtëzakonshme, për të cilat nuk mund të jenë lakmi askënd.

Ky projekt bazohet në një trashëgimi madhështore, në potenciale të mëdha, të cilat ne nuk kërkojmë gjë tjetër veçse t’i shndërrojmë në të mira për qytetarët./panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu