
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të Papa Françeskut, duke e cilësuar atë si një humbje të madhe për Krishterimin dhe njerëzimin. Megjithatë, një incident i papritur ka ndodhur para këtij çasti solemn në fillim të takimit elektoral në Pukë.
Në një moment të papritur, goja e Berishës i shpëtoi dhe ai tha: “Le të mbajmë një mut heshtje”, duke u vetëkorrigjuar në të qintën e sekondës me fjalën e duhur “minutë’.
View this post on Instagram
Pavarësisht pozicionit dhe statusit, të gjithë jemi të ekspozuar ndaj gabimeve të papritura që mund të ndodhin në momentet më të papërshtatshme, por kur je politikan në fushatë “aksidente” të tilla shtojnë repertorin e memeëve në rrjete sociale që Berishës nuk i mungojnë këto ditë. Kujtojmë se para fjalës mut tha edhe kriptokar dhe didigjenca.