Shkencëtarët kanë zbuluar të dhëna të reja dhe premtuese që sugjerojnë se një planet i largët, K2-18b, mund të jetë i banueshëm. Një ekip studiuesish nga Universiteti i Kembrixhit, duke analizuar atmosferën e këtij planeti, kanë identifikuar molekula që në Tokë prodhohen vetëm nga organizma të thjeshta.

Ky është rasti i dytë që kimikate të lidhura me jetën janë zbuluar në atmosferën e një planeti përmes teleskopit hapësinor James Webb (JWST) të NASA-s, dhe është më premtuesi deri më tani.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se nevojiten më shumë të dhëna për të konfirmuar përfundimet. Profesori udhëheqës i kërkimit, Nikku Madhusudhan, shprehu shpresën se me analizat e ardhshme do të mund të arrijnë në prova më të qarta për ekzistencën e jetës përtej Tokës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu