Anglia nuk ia del në ndeshjen e dytë, me “Tre Luanët” që nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 ndaj Danimarkës, në takimin e zhvilluar në Frankfurt për llogari të Grupit C.

Pjesa e parë prodhoi një ritëm shumë të lart, me të dyja skuadrat kërkuese, teksa Anglia kaloi fillimisht në avantazh me anë të Kane. Sulmuesi i Bayern Munich përfitoi në maksimum nga kaosi në portën daneze, teksa protagonist absolut ishte edhe Walker që besoi dhe ndërtoi aksionin, që në fund u përkthye në gol në minutën e 18-të.

yacht hotel sarande

Por, reagimi Danimarkës nuk vonoi dhe gjeti shumë shpejtë golin e barazimit, teksa Hjulmand realizoi një gol fantastik nga distanca në minutën e 34-të, një prej golave më të bukur të Europianit.

Ky moment ndezi danezët të cilët provuan gjithçka për golin e përmbysjes, por nuk ia dolën. Gjithashtu edhe në pjesën e dytë, Danimarka guxoi, por pa saktësinë e duhur në portën e Pickford, ndërsa Anglia zhvilloi një 45-minutësh totalisht për t’u harruar.

“Tre Luanët” për asnjë moment nuk ia dolën që të gjenin versionin e tyre më të mirë dhe gjithçka u mbyll në barazim 1-1, me Anglinë që shkon në kuotën e katër pikëve, teksa Danimarka merr pikën e dytë në këtë Europian. supersport

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu