Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat në rrjetet sociale, me Lulzim Bashën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka postuar një video të Bashës që i drejtohet pse nuk del në debat me ‘bufin’, duke iu referuar Berishës, Rama i përgjigjet duke i thënë se ‘nuk mund të dal me bufin, kur në fakt nuk doli me atë vetë’.

Basha: O Rame, të paska kërku shoku jot më debat. Dil në debat mo Rame

Rama: Me kë, mor Lul? Kush është ai, me kë? Mos më thuaj që është fjala për bufin.

Basha: Ti me bufin e artë, ai me bufin e bardhë, të shohin njerëzit çfarë përgjigje do i kthesh

Rama: Si ka mundësi që ke frikë t’i zësh në gojë emrin, mor vëlla?

Basha: I kujt është Elvis Roshi, i joti apo i atij, apo i të dyve bashkë Rame? Dil në debat mo Rame t’u tregosh njerëzve çfarë ju lidh bashkë?

Rama: Shih, i madh je! Po pse nuk ja zë as emrin me gojë? Pse nuk e pyet vetë? Çfarë të tremb? Unë në debat me bufin? Po si të dal unë me një buf kënete dhe jo me ty? Kur nuk dal me ty që ma këndove himnin aq gjatë, harroje. Edhe pashë Zotin, thuaje ndonjë llaf për bufin, se po të ftohen euroatlantikët, jo doktori, jo shoku. Boll gjëmove bishtin tat nga prapa, Lul.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu