Një video tronditëse po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, veçanërisht në Instagram. Në pamjet filmike shihet një luan që ndodhet brenda një oborri banese, teksa kafshon një person në zonën e qafës, në mënyrë të beftë dhe të rrezikshme.

Ndërkohë, një person tjetër – që mendohet të jetë pronari i kafshës – ndërhyn dhe e godet luanin me shuplakë duke arritur ta largojë përkohësisht.

Ngjarja e rëndë ngre pyetje të mëdha mbi mbajtjen ilegale të kafshëve të egra në ambiente të banuara dhe mungesën e kontrolleve nga autoritetet përkatëse. Ende nuk është përcaktuar vendndodhja e saktë e videos, por burime të ndryshme flasin për një zonë diku në Shqipëri, ku kafsha po mbahet në mënyrë të paligjshme.

Videoja është bërë virale brenda pak minutash, me komente të shumta nga qytetarë të shokuar që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga shteti dhe masa të rrepta ndaj përgjegjësve. Shqetësimi më i madh është nëse kafsha arratiset nga shtëpia dhe sulmon banorët e tjerë.

Në një vend ku edhe kafshët shtëpiake shpesh nuk mbahen në kushte të përshtatshme, prania e një luani në oborr është një bombë me sahat për sigurinë publike. Pritet që autoritetet ta gjejnë dhe ta transferojnë në kopshtin zoologjik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu