Një tjetër skandal ushqimor ndodh në Shqipërin ndërsa autoritetet zbuluan mish pule të kontaminuar me salmonelë, të importuar nga Brazili. Ngarkesa me mish të ngrirë u kap në portin e Durrësit gjatë kontrolleve rutinë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), ku analizat laboratorike konfirmuan praninë e bakterit Salmonella enteritidis, një formë e rrezikshme që mund të shkaktojë helmime të rënda, veçanërisht tek fëmijët dhe të moshuarit.

Ndërsa vendet serioze do të kishin ngritur alarmin dhe ministrat përgjegjës do të jepnin llogari, në Shqipëri, Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj ka zgjedhur të heshtë. E gjithë vëmendja e saj është përqendruar në fushatën elektorale dhe promovimin personal, ndërkohë që qytetarët rrezikojnë të helmohen nga ushqimet që hyjnë lirshëm në treg.

Qytetarët kanë të drejtë të ndihen të braktisur. Në vend të mbrojtjes së shëndetit publik dhe forcimit të kontrollit mbi importet, Ministrja Denaj preferon të shfaqet në evente politike, duke injoruar përgjegjësinë që ka për garantimin e sigurisë ushqimore. Deri tani, nuk ka asnjë reagim nga ministrja, asnjë masë konkrete për të ndëshkuar përgjegjësit, dhe asnjë transparencë për sasinë që mund të ketë hyrë në treg.

AKU ka deklaruar se do të asgjësojë ngarkesën dhe do të forcojë kontrollet, por skandali ka ekspozuar për të disatën herë paaftësinë e institucioneve dhe indiferencën politike ndaj jetës së njerëzve.

Është e papranueshme që qytetarët të hanë mish të infektuar, ndërsa ministrja që duhet t’i mbrojë, mendon vetëm për vota.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu