
Një aksident tragjik ka ndodhur në Torino, ku një autobus turistik ka rënë në lumin Po gjatë një manovre në “indietro”. Ngjarja ndodhi kur shoferi, për arsye ende të paqarta, humbi kontrollin mbi mjetin, duke shkaktuar rrëshqitjen e tij drejt lumit.
View this post on Instagram
Si pasojë e aksidentit, shoferi 64-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa tre gra kalimtare pjesëtare të së njëjtës familje u plagosën gjatë aksidentit. Ato janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Hetimet vijojnë për të sqaruar dinamikën e plotë të këtij aksidenti tragjik ku humbi jetë drejtuesi i mjetit Nicola Di Carlo që ishte njëkohësisht edhe themeluesi i kompanisë turistike. Autobusi ishte bosh në momentin e rënies në lumë dhe do të shkonte të merrte nxënësit nga Milano që kishin shkuar për ekskursion në Torino.
Zona ku u aksidentua autobusi njihet për rrezikshmëri dhe nuk është hera e parë që ndodhin aksidente, por do të jetë autopsia që do të përjashtojë ndonjë shkak shëndetësor si burim të aksidentit.