Dijetarët islamë mendojnë se sot është Nata e Kadrit, një prej netëve të muajit të Ramazanit, për të cilën besohet se agjërimi gjatë saj është më i vlefshëm se 1000 muaj të tjerë.

Nata e Kadrit, çdo vit caktohet në një prej 10 ditëve të fundit të muajit të Ramazanit. Askush nuk e di të saktë datën por dijetarët thonë se ka shenja për ta zbuluar atë, siç mund të jetë ndriçimi i Diellit, disi i zbehtë e pa rreze ose edhe ndonjë shi i lehtë.

Madhështia e kësaj nate qëndron në pranimin e lutjeve drejtuar Zotit. Nata e Kadrit nuk është e përcaktuar, por profeti Muhammed ka thënë se ajo bie në njërën prej netëve teke të dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit.

Besimtari duhet ta kërkojë atë përmes lutjeve të sinqerta. Fshehja e Natës së Kadrit është bërë me qëllim që besimtarët myslimanë të agjërojnë sa më shumë, për të marrë më shumë shpërblime, duke e kërkuar këtë natë gjatë kësaj periudhe.

10 ditët e fundit të Ramazanit nisën në datë 21 mars. Ramazani është muaji i frymëzimit për vepra të mira dhe i shpërblimit të sakrificës e durimit; muaji i nëntë i kalendarit mysliman të hixhrit, i cili llogaritet sipas Hënës dhe jo sipas Diellit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu