Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes rrjeteve sociale ka reagur lidhur me 100-vjetorin kur Fan Noli u bë kryeministër i vendit.Kurti shprehet se Noli ishte drejtues i Lëvizjes së Qershorit dhe solli frymën e revolucionit.Qeveria e Nolit e shpalli programin e saj të reformave prej 20 pikash ku parashihej vendosja e demokracisë në Shqipëri, çarmatosja e banorëve dhe vendosja e rendit dhe ligjit dhe lartësimi i autoritetit të shtetit mbi çdo fuqi personale ose të paligjshme, është shprehur Albin Kurti në postimin e tij.Balkanweb