Ile Gocevski, shofer i ambulancës nga Koçani, ndërroi jetë pas një dite të vështirë si shofer i ambulancës i cili transportonte të lënduarit nga zjarri në diskoteken “Puls”.

Gocevski ndërroi jetë, pasi shkoi në shtëpi për të pushuar nga një ditë e vështirë dhe e gjatë duke transportuar të plagosurit. Ai ra në gjumë dhe nuk u zgjua më. Mediat maqedonase raportojnë se i është ndalur zemra nga stresi që ka përjetuar.

“Shumë herët na la Ile Gocevski jonë. Një mik që jepte gjithmonë më të mirën nga vetja. Nuk dinte të thotë “jo”, thuhet në një nga postimet kushtuar shoferit të ambulancës nga Koçani i cili ka ndërruar jetë pasi ka transportuar të lënduarit nga zjarri në diskotekën “Puls”.

Kolegja e tij ka postuar një foto të përbashkët me një mesazh: “Asgjë nuk ishte e pamundur për të – çdo herë thoshte: Do të përfundojë, miku im. Nxitoni – ngadalë. Çfarëdo që të shkruaj, është pak. Mbretëria Qiellore për engjëllin tonë”.

“Nuk ka fjalë që mund t’ju përshkruajnë. Ishe më shumë se një njeri – një mal i një njeriu, një njeri me zemër dhe shpirt të madh. Dje dhe gjithçka nga vetja për të shpëtuar të rinjtë, shpirtërat e pafajshëm, dhe në fund edhe ti u largove. U prefsh në paqe, njeri i madh”, shkruajnë në një njoftim tjetër.

Kujtojmë se në zjarrin e tmerrshëm në diskotekën “Puls” në Koçan, pak pa zbardhur mëngjesi i së dielës, jetën e humbën 59 persona./Rtv21

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu