
Edi Rama i përgjigjet video-mesazhit të Lulzim Bashës në një video plot humor.
“Po mor Lul, si mos të pyes për ty. Na thave sytë, si thanë “vdiq Luli,” vetëm unë s’e besova, se e di që ti je i pavdekshëm. Stres zero, gjumi top, 7 herë 7 bëjnë 42 dhe s’e luan topi.”
“I ndeze motorët, i madh je! Tallet Rama duke iu referuar mesazhit të Bashës që i thotë se po bën fushatë në Ali Dem.
Pyetjes “Ku je, Rame?”, kryeministri i përgjigjet: “Aty ku më le, Lul, sipër çadrës tënde. Eh, çfarë kohe ishte! Ti poshtë meje duke kënduar himnin kombëtar dhe unë që punoja lart me zërin tënd sfond. Pastaj marrëveshja për të dalë krah për krah, me flokët si gjithmonë pik dhe xhepi plot me mesazhe të atij dokut tënd që të çonte zemra në iPhone.”
View this post on Instagram
Mbrëmjen e së dielës Lulzim Basha u shfaq nga fushata në lagjen Ali Demi në Tirane duke i çuar nje mesazh Ramës për të gjithe të arrestuarit nga Partia Socialiste.
“O Rame, kishe pyetur ku e kemi Lulin. Ja ku është Luli. Më kanë thënë je futur në bodrum, thërret njerëzit, u bën rreshtore.
Rame, ku e ke Lalin, Terin, Benin, Sajen? Ec, dil nga bodrumi, pse ke frikë? Dil në debat tamam.” /AIA.AL