
Shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe janë regjistruar në platformën PER të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të votuar më 11 maj, mund të kërkojnë emrin në listën e zgjedhësve nga jashtë.
Pas regjistrimit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’u dërgojë fletën e votimit dhe materiale të tjera udhëzuese tek adresa që ata kanë deklaruar në PER.
Dërgimi i fletës së votimit bëhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nëpërmjet shërbimit postar.
Pasi të kenë marrë fletën e votimit, ata e plotësojnë atë sipas udhëzimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke zgjedhur subjektin zgjedhor dhe/ose kandidatin që dëshironi. Fleta e votimit dërgohet mbrapsht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duke llogaritur kohën që ajo të mbërrijë në këtë institucion, jo më vonë se ora 19:00 e datës 11 Maj 2025.
Kostot e shërbimit postar për dërgimin e fletës së votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tek ata, si dhe kthimi i saj për tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të paguhen të gjitha nga shteti shqiptar./oranews