
Kreu i PD-se, Sali Berisha mbajti sot fjalën hyrëse në nisje të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, për të miratuar në parim listën e deputetëve kandidatë.
Berisha tha se PD hyn në këtë fushatë pas një seri betejash herkuliane, por me premisat më të fuqishme për një fitore historike.
Kreu i PD krahasoi kandidaturat për deputetë të PD me ata të PS.
Berisha tha se ata ndryshojnë si dita me natën.
Sot (12 mars) është afati i fundit për dorëzimin e listave me emrat për kandidatë për deputetë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
Deri në mesnatë pritet që partitë politike të dorëzojnë në KQZ listën e plotë të kandidatëve në 12 qarqe të vendit.
PD nisi në orën 17:00 Mbledhjen e Kryesisë për të miratuar listën e kandidatëve të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Ndërkohë aktualisht ka mbledhur Këshillin Kombëtar për të miratuar në parim listën e deputetëve kandidatë.
Berisha: Ne, theksoj në krye të radhës, nisim betejën e fitores, me një epërsi të madhe morale, epërsi të madhe në kandidaturat tona, epërsi të madhe programore dhe në mbështetjen e madhe të publikut dhe mbështetjen e madhe ndërkombëtare.
Theksoj këto sepse janë premisat më të fuqishme për një fitore historike të PD-së më 11 maj, fitore e cila ka filluar të hetojë, të rezonojë në mbarë botën.
PD hyn në këtë fushatë pasi një seri betejash herkuliane, të papara, jo vetëm i përballoi ato, por bëri edhe opozitën më të fuqishme në kushtet e një narkoshteti.
E them këtu se qëndresa e aktivistëve, militantëve, drejtuesve të PD, deputetëve të saj, ndaj një regjimi diktatorial të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve, është një betejë epike në historinë e një kombi për liri.
Me të gjitha format e persekutimit, shantazhit, PD ia doli të vijë në harkun e fitores, e përmbysjes së diktaturës, e shpëtimit të Shqipërisë.
Kurrë ndonjëherë një opozitë në kushte shumë të vështira dhe të veëanta, nuk ia ka dalë t’i bëjë opozitën, kundërshtinë, denoncimin, faktimin, provat një diktature sië ia ka dalë PD-ja këto vite.
Dhe, kjo është në nderin e të gjithë atyre që nuk u dorëzuan, por vendosën të luftojnë dhe luftuan me sukses.
Qytetarë të thjeshtë, militantë të partisë, deputetë të saj, drejtues të saj nuk njohën lodhje nuk njohën tërheqje, nuk njohën dëshpërim, por ecën dhëmb për dhëmb me një regjim të egër, të pamoral, hajdutësh, kriminelësh, trafikantësh dhe vijnë sot të sigurt në fitore.
Në këtë garë më e hapur në historinë e këtij vendi, qindra djem e vajza burra gra paraqitën lirshëm pa asnjë lloj presioni apo ndikimi për të kandiduar. Këto kandidatura të shkëlqyera të denja për tre parlamente. Dëshmi e madhe e besimit ndaj PD dhe vendosmëri e madhe për të shpëtuar Shqipërinë nga narkodiktatura. Nëse kthehemi në krahun tjetër do gjejmë kriminelë, ministra të veshur me Dole Gabbana apo firma shumë më të shtrenjta dhe që paratë kostumet i kanë dhuratë nga kriminelët. Kudo që shkojnë Lubitë, kudo shkojnë në një barrë të rëndë dosjesh krimi në shpinën e tyre.
Përfaqësuesit tanë vijnë si njerëz të lirë para qytetarëve, dhe ky është ndryshimi madhor. Ndryshojmë si nata me ditën. Dallimi i jashtëzakonshëm midis përfaqësuesve tanë dhe përfaqësuesve tyre.