
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime me Asambletë e PS në Kavajë dhe Vorë.
Ai nuk i ka kursyer batutat, teksa shprehet se opozitës më 11 maj duhet t’u prezantohet një “Noc Rrok” madhështor.
Kryeministri i vendit Edi Rama në Asamblenë e PS-së në Vorë dhe të Kavajës, tha se 1000 njerëz merren përditë me integrimin e vendit në BE.
Rama u shpreh se mundësia për të hyrë në BE është reale. Ai shtoi se BE ka deklaruar se Shqipëria duhet të bëjë detyrat e shtëpisë për të qenë pjesë e familjes europiane.