
Barazim në “Klasiken e Shqipërisë” mes Tiranës dhe Vllaznisë, me ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena” që përfundoi 0-0.
Bardheblutë festuan pas 12 minutash lojë, por gëzimi i golit të Zharmuni zgjati pak, pasi goli u anulua për pozicion të parregullt.
Në minutën e 29-të, Mala vendos në provë portierin Selmani, e menjëhershme përgjigja e portierit, që pret topin.
Ernest me kokë zhbllokoi llogaritë në minutën e 45-të, por sërish goli i Tiranës do të anulohej për pozicion të parregullt. Në barazim do përfundonte pjesa e parë, ndërsa fraksioni i dytë do të ishte mjaft i luftuar.
Në të 49-tën, portieri Selmani u thirr sërish në apel, pas një goditje nga larg të Qatos. Në të 73-tën, shkodranët provuan të zgjidhnin ndeshjen me anë të Kahrimanovic, i cili lëvizi mirë në afërsi të zonës por goditja nuk ishte e saktë. Pavarësisht rasteve, shifrat mbeten të njëjta deri në fund.
Tirana renditet në vendin e tetë me 30 pikë, ndërsa Dinami është në vendi ne 3-të me 50 pikë.
Me rezultatit 0-0 përfundoi edhe ndeshja tjetër Teuta-Elbasani./panorama