
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të udhëtojë sot drejt Arabisë Saudite për të takuar Princin e Kurorës Mohammed bin Salman.
Bisedimet do të zhvillohen midis ekipit të presidentit ukrainas dhe zyrtarëve amerikanë për përfundimin e luftës me Rusinë, në një moment gjithnjë e më të pasigurt për Kievin.
Dikur aleati kryesor i Ukrainës, nën administratën e dytë të Donald Trump, SHBA ka riorientuar politikën e saj të jashtme dhe mbështetjen për vendin.
Udhëheqësi i Arabisë Saudite ka luajtur role të ndryshme ndërmjetësuese që nga pushtimi i Rusisë në 2022, duke përfshirë ndërmjetësimin e shkëmbimeve të të burgosurve dhe pritjen e bisedimeve midis Rusisë dhe SHBA-së muajin e kaluar.
Bisedimet do të zhvillohen nesër dhe do të jenë të parat midis dy vendeve që nga mosmarrëveshja ‘katastrofike’ në Zyrën Ovale midis Zelensky dhe Trump.
Fokusi pritet të jetë te marrëveshja e mineraleve kritike, si dhe mënyra për t’i dhënë fund luftës.
SHBA – dikur aleati më i madh i Ukrainës –ka pezulluar ndihmën ushtarake për Kievin dhe ka ngrirë ndarjen e inteligjencës që nga momenti i takimit të tensionuar mes Zelenskyt dhe Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Në bisedimet e nesërme në Jeddah, qëllimi do të jetë “të përcaktojë një kornizë për një marrëveshje paqeje dhe një armëpushim fillestar” midis Rusisë dhe Ukrainës, tha i dërguari i SHBA për Lindjen e Mesme Steve Witkoff, i cili do të jetë i pranishëm.
“Nga ana jonë, ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv dhe shpresojmë të diskutojmë dhe të biem dakord për vendimet dhe fazat e nevojshme,” komentoi Zelensky për X.
“Propozime realiste janë në tryezë”. “Çelësi është të lëvizësh shpejt dhe me efektivitet,” theksoi ai.