Ka përfunduar shqyrtimi i aplikimeve të shqiptarëve të cilët jetojnë jashtë vendit për votën e diasporës, proces i cili nisi më 11 janar dhe u mbyll më datë

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ, nga 365,166 kërkesa janë miratuar 245.975 aplikime, ndërsa u refuzuan 119,139 pre tyre.

Numrin më të lartë të kërkesave të miratuara e ka qarku i Tiranës me 52 425 shtetas shqiptarë të regjistruar në PER, i ndjekur nga qarku Fier me 32 559, më pas qarku Elbasanit me 25 196, qarku i Durrësit me 25 034 dhe qarku Korçë me 20 638 kërkesa të miratuara.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave të miratuara është nga Italia me 91 223, e ndjekur nga Greqi me 68 223, Gjermania me 25 499 si dhe nga SHBA me 20 653 e Britania e Madhe 17 227.

Sipas gjinisë, përqindjen më të lartë të regjistruesve e kanë meshkujt, me 212 982 kërkesa, ndërsa femrat janë 152 184.

Brenda datës 9 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikojë listën paraprake të këtyre zgjedhësve. Emrat e tyre do të hiqen më pas nga lista e votuesve në Shqipëri.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu