Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij para mediave dhe mbështetësve të tij në dalje të Prokurorisë ku firmosi në zbatim të masës së sisgurisë “detyrim paraqitje” është ndalur edhe tek SPAK dhe deklaratat e tij se pas 11 Majit nëse shpallet fitues do të shkrijë këtë strukturë.

Berisha në fjalën e tij kësaj here flet për reformim të SPAK duke theksuar faktin që kur një prokurori është politike nuk mund të pranohet si e tillë. Kreu i demokratëve u shpreh se SPAK nuk do të mund të jetë më një prokurori që kontrollon gjykatësin dhe gjykatën në të cilën çon dosjen.

“Reformimi është detyra jonë. Unë e them kur një prokurori politike nuk mund të pranohet sepse është një prokurori politike është instrument i diktaturës dhe që skapi është kthyer në një prokurori politike sot ka konfirmim botor. Janë tre rezoluta të të gjitha partive të qendrës së djathtë në botë të cuilët e damkosën këtë prokurori si prokurori politike dhe ndaj nuk do të mund të jetë kurrë një prokurori politike. Së dyti nuk do të mund të jetë kurrë një prokurori që kontrollon gjykatësin dhe gjykatën në të cilën çon dosjen”, shprehet Berisha.

Berisha gjithashtu thekson se krimi elektoral është krimi më antikushtetues.

“Një gjë dua të them, që për mua si përgjegjës, si kryetar i partisë kryesore opozitare, krimi elektoral është krimi i parë, krimi më i shëmtuar, më i rëndësishëm, më antikushtetues. Ramën, Gjiknurin, Manjën dhe të tjerët i ka amnistuar Altin Dumani, kjo dihet që ata janë kriminelë elektoralë.Por këto të dhëna të reja që paraqes unë për krimin elektoral, këto dëshmojnë amnistinë ndaj këtij krimi të shëmtuar nga Skapi i partisë, dëshmojnë hipokrizinë e pretendimit të tyre se do hetojmë krimin elektoral. Ndërkohë, duhet të jemi realistë, Tao në dokumente figuron më i lidhur me disa banda. Jo me një, me disa banda.Prandaj Tao, që është një kriminel i vërtetë që mban portofolin e ministrit dhe mandatin e deputetit, është më kriminel se bandat, të cilave u shërben…”, deklaron Berisha./tvklan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu