Një ditë pas takimit të tensionuar në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Donald Trump, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dhënë një intervistë për Fox News.

Zelensky ka thënë se nuk mendon se i detyrohet një falje presidentit amerikan Donald Trump, pas takimit të tensionuar një ditë më parë.

Kujtojmë se sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio i kërkoi më herët Zelenskyt të kërkonte falje pas përplasjes me presidentin Trump në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë.

“Ai duhet të kërkojë ndjesë për humbjen e kohës sonë me një takim që përfundoi në këtë mënyrë,” deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjatë një interviste për CNN.

Nga ana e tij Zelensky theksoi se marrëdhënia mes tyre mund të shpëtohet dhe të përmirësohet./Panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu