Projekti për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar në kryeqytet, ndodhet në fazën e parë të punimeve në kantier, ku pas përfundimit të punimeve të vështira të nëntokës, ka nisur të marrë formë në rrugën drejt përfundimit të krejt punimeve ndërtimore brenda këtij viti.

 

Projekti i ri, vepër e njërit prej arkitektëve më të mëdhenj bashkëkohorë, Bjarke Ingels, e studios daneze BIG, synon të krijojë një ndërtesë që lidhet me hapësirën e jashtme, si një strukturë performuese dhe një zgjatim fleksibël i jetës publike të Tiranës, ku Teatri bëhet vetë një “aktor” në kontekstin e qytetit.

 

Projekti po zhvillohet në zonën ku aktualisht gjendet Teatri Kombëtar në ndërthurjen e akseve të pedonaleve. Ndërtesa është ndarë në dy pjesë: një për aktorët dhe administratën, dhe një tjetër për publikun, me funksionin kryesor teatrin. Të dy pjesët kanë akses të veçantë. Publiku do të ketë hyrje nga fasada kryesore ose një hyrje tjetër nën hark. Ndërsa pjesa e tavanit të ndërtesës do të shërbejë gjithashtu si një teatër i hapur/auditor, ku publiku mund të ulet në shkallare për aktivitete të ndryshme.

 

Kryeministri Edi Rama ishte sot në kantier për të inspektuar ecurinë e deritanishme të punëve, i shoqëruar nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja dhe Nënkryetarja e Bashkisë Anuela Ristani.

 

“Me karabinanë mbarojmë brenda tetorit dhe pastaj vazhdojmë me pjesën artistike. Pjesa e gjithë mekanizmave që do të ndërtohen për skenografi dhe facilitete të tjera teknologjike të skenave do të vazhdojnë më mbrapa në pjesën tjetër të kontratës. Gjithë ideja e hapësirave që krijohen, po të shikoni nga trarët që janë vendosur, për të kryer idenë e hapësirës publike që do të jetë si e shtuar nga ndërtimi. Kjo është si do të duket pamja nga ky kënd, kjo do jetë shkallarja që ngjit për tek hapësira që është jashtë e anfiteatrove sipër.” – tregoi nënkryetarja Ristani, teksa iu referua projektit të ekspozuar aty.

 

Teatri i Ri do të jetë i integruar edhe me infrastruktura të tjera, të lidhura me artin, që do të ndërtohen.

“Janë rreth 4500 metra katrorë shesh publik deri në pjesën e pasme. Folëm dhe me arkitektët për pjesën e hapësirës publike dhe marrëdhënien me Muzeun e Ri te arteve të bukura, atë që folëm herën e fundit në inspektim, që ta integrojmë të gjithën.” – u shpreh Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, teksa theksoi se  “Do t’i dalim para edhe të pjesës teknologjike të skenës sepse kjo e çon deri në një nivel të caktuar dhe bën gati. Po ngremë grupet qe tani me Teatrin Kombëtar që t’i dalim para, të mos mungojë asgjë.

 

Nga ana e tij, Kryeministri Rama theksoi se Teatri i Ri do të jetë teatri më i bukur kombëtar në të gjithë rajonin. “Duhet bërë e gjitha, sheshi mbrapa, sheshi galerisë, rruga pedonale, sheshi këtu duhet bërë e gjitha, duhet mbyll e gjitha, si një gjë komplete. Duhet bërë një gjë që të jetë si sheshi i dytë i Tiranës. Domethënë deri në fund të tetorit ne e kemi guaskën e mbyllur dhe gjithë do të shikoni se çfarë Teatri Kombëtar do të kemi përsa i përket formës arkitektonike. Do jetë pa asnjë diskutim teatri më i bukur kombëtar në të gjithë rajonin dhe do të jetë ndër teatrot më të bukur kombëtar të ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore, se para Luftës së Dytë Botërore ka monumente që janë të pa konkurueshme në formën e tyre ne Europë. Kështu që, kjo është koha kur edhe pak durim dhe të gjithë ata të lënduarit me humbjen e asaj që kishim, që ishte një godinë nostalgjike, por pa asnjë lloj vlere të qëndrueshme për të vazhduar të rrinte aty, -do të ndjehen të lehtësuar sepse përveç teatrit kemi edhe një shesh komplet tjetër që fiton qendra e Tiranës, para dhe mbrapa teatrit.” – u shpreh ai

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu