Drejtuesi Politik i Diasporës në Partinë Socialiste, Taulant Balla gjatë turneut të fundit në Itali për regjistrimin në zgjedhjet e 11 majit u ndal në një biznes shqiptar, shembull suksesi i punës së palodhur të emigrantëve.

Nga Lushnja, në zemrën e Firences, restorant “Brandolino” u hap në qershor 2018 dhe tani po sjell shijen italiane por nga shqiptarët, për turistët nga e gjithë bota.

“Përshëndetje nga Firenze. Çunat duarartë nga Lushnja, nga Fieri, nga Tirana u shërbejnë turistëve nga e gjithë bota.”

Me këto fjalë Balla çmoi suksesin e sipërmarrësve shqiptarë, të cilët me pasion dhe përkushtim japin kontribut në artin e gatimit.

“Në Firence plot djem e vajza tanimë shkëlqejnë si sipërmarrës. Mbulojnë një pjesë të mirë të turizmit në një prej destinacioneve turistike më të mëdha në botë. Jam me Besin, një mik nga Lushnja që ka një restorant dhe ndërsa kaluam këtu ndaluam edhe për ta përshëndetur atë dhe djemtë të cilët janë të gjithë nga Shqipëria.”

Së bashku me një ambient modern dhe mikpritje të ngrohtë, restoranti shqiptar është mbresëlënës duke sfiduar vendasit në një fushë për të cilën vetë italianët janë me famë në të gjithë botën, gatimet me shije.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu