Ish-Blloku do të kthehet në zonë këmbësore. Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të këtij projekti në “zemër” të Tiranës, tha se ky është një hap i mirë edhe për shmangien e trafikut të automjeteve.

“Duhet të jemi kurajozë në këmbësorizimin e hapësirave dhe t’i shmangemi idesë fikse që duhen zgjeruar rrugët për të hequr trafikun. Kam parasysh rrugët e brendshme të qytetit, mund t’i zgjerosh me një korsi duke prerë pemët, por nuk do ndryshojë. Përkundrazi, ka shumë gjasë që intensiteti i trafikut të rritet. Ndërkohë, e kundërta rezulton e vërtetë. Dekurajimi i trafikut është përgjigja!“

Sipas tij, bizneset në këtë zonë do kenë mjaft përfitime.

“Kjo është një zonë qendrore, e aksesueshme lehtësisht, ku përgjithësisht distancat që duhen përshkuar s’janë të gjata. Duke stimuluar ecjen, do jetë shumë më efikase edhe për bizneset në zonë, që janë ato që ankohen të parat për ndërprerjen e aksesit deri te dera, por janë të parat që përfitojnë.”

Me nota humori, foli për benefitet që sjell ecja në këmbë.

“Mund të lini makinën, duke përdorur më shumë këmbët. Demokracia ka ardhur me shumë kolesterol në Shqipëri, pesha mesatare e popullatës është shumë më e rritur patjetër falë mirëqenies, por edhe helmeve e ushqimeve që mirë është që të evitohen. Por këtu s’dua të marr kompetencat e fushës së Nard Ndokës…”

“Ne do ndërhyjmë për të frenuar në mënyrë dramatike parkimin e dyfishtë!”, përfundoi kreu i qeverisë.

/tvklan.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu